Nëse një pjesë e mirë e jona doli nga karantina me disa kilogramë të shtuar, s’mund të themi të njëjtën gjë për Marina Vjollcën. Moderatorja ka rënë plot 10 kilogram gjatë asaj kohe, por mos e pyesni si ja doli sepse nuk di t’jua thotë!
E ftuar tek “Jo Vetëm Modë”, Marina u shpreh se nuk ka mbajtur as dietë dhe s’është marrë me aktivitet fizik, kështu që shkaku i dobësimit i mbetet stresit të karantinës.
“Rashë në peshë rreth 10 kile, nuk e di se çfarë ndikoi tek unë që u dobësova shumë dhe njerëzit e vunë re. Shumë njerëz më pyesnin nëse isha duke mbajtur dietë apo duke bërë ndonjë aktivitet fizik. Nuk është fare e vërtetë, nuk e di çfarë ndodhi. Mbase periudha stresuese e pandemisë.”
Në fakt izolimi i gjatë dhe pamundësia për të bërë aktivitetet e rutinës së përditshme kanë rritur ndjeshëm stresin tek njerëzit në nivel global. Një pjesë e tyre mendonin se mërzitja kalohej më lehtë me ushqim, e ndërsa për të tjerë, ka ndodhur e kundërta.