Vendi i parë europian i cili shpalli fundin e pandemisë, Mali i Zi tashmë duhet që të shpallë edhe rikthimin e koronavirusit.
Pas 40 ditësh është shfaqur rasti i parë por në fakt është i infektuar i importuar nga jashtë dhe është vetioluar menjëherë.
Personi i infektuar kishte qëndruar disa ditë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më pas është rikthyer në Mal të Zi.
Nga nisja e pandemisë e deri më sot, shteti fqinj numëron 325 infektime dhe vetëm 9 viktima.