Çmimi i naftës rritet vrullshëm pas frikës për një tkurrje të fortë të prodhimit. Bursa për datën 16 Qershor

0

Ka shenja që tregu fizik i naftës po forcohet.

“Ekonomia e Kinës po rimëkëmbet, prodhuesit e OPEC po zvogëlojnë furnizimin e fuçive të tyre për dërgesat në  korrik.”

Lexo edhe: Flet Pipero: Çfarë duhet të bëni tani që u rritën rastet me koronavirus

Këto tendenca janë pozitive për naftën, duke ndihmuar të paktën pjesërisht të mbrojnë atë nga zhvillimet më të gjera të lidhura me rrezikun”.

OPEC dhe aleatët e saj kanë rënë dakord të ruajnë shkurtimet e prodhimit që arrijnë në rreth 10% të furnizimit global për muajin e ardhshëm, dhe do të mbajnë takime të komitetit të Mërkurën dhe të Enjten për të vlerësuar ndikimin e tyre.

Arabia Saudite do të prodhojë 10% deri 40% më pak naftë të papërpunuar sesa kërkohet për shtatë rafineri në Azi në korrik, sipas zyrtarëve të rafinerisë që kërkuan të mos identifikohen. Iraku, i cili nuk është korrekt në zbatimin e shkurtimeve të tij të dakorduara, udhëzoi BP të zvogëlojë prodhimin me 10% në fushën më të madhe naftëmbajtëse në vend.

Nga ana e kërkesës, shifrat zyrtare kineze treguan se përpunimi në rafineritë e ekonomisë më të madhe të Azisë u rritën muajin e kaluar krahasimisht me një vit më parë. Rafineritë përpunuan 13.69 milion fuçi në ditë gjatë muajit maj, sipas llogaritjeve të Bloomberg bazuar në shifrat nga zyra e statistikave të vendit.

Kjo shifër ishte 7.5% më e lartë se në prill dhe 8.2% më shumë se një vit më parë.

Bursa për datën 16 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA365.75+ 15.50
DIESEL341.00+ 17.25
BRENT40.09+ 1.32

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmGruaja nga Tirana denoncon ish- të dashurin: Më kërcenon burrin pasi kërkon ose seks, ose lopën. E tradhëtova tre vite bashkëshortin, por se bëj më
Artikulli i radhësSkënder Brataj konfirmon: Shkak kryesor për vdekjen e Nehat Kullës ishte koronavirusi