Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia denoncon se raste të reja janë shfaqur sot me COVID-19 në kryeministrinë e Shqipërisë por që po fshihen.
Nga 82 rastet e reja Spahia thotë se një pjesë janë në kryeministri dhe sot aty do të ketë tamponim të gjerë.
Por Spahia akuzon Ramën si dështim total pasi kërcënoi shqiptarët me mbyllje, i fajëson për gjendjen me koronavirusin teksa në vetë institucionin që drejton nuk zbatohen protokollet shëndetësore.
STATUSI NGA BARDH SPAHIA
COVID EDHE NE KRYEMINISTRI
Cfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.
Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?
Kush e ka përgjegjësinë për këtë?
Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.