Përmes një njoftimi ditën e sotme, policia deklaroi se ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët e vrasjes së Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Policia ka njoftuar se ka identifikuar autorët duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre në një lokal te zona ish parkut të autobuzëve.
I arrestuari është 22-vjeçari Sebastian Mali, i cili sipas policisë është edhe nipi i Prel Markut i vrarë nga Billa në Angli në vitin 2006.
Ndërkohë mësohet se ai nuk ka pranuar asgjë përpara grupit hetimor.