Me foton e cila ‘vodhi’ vëmendjen e fansave, Lady Gaga tregon se për çfarë ka reflektuar

0
3

Një foto e vetme Lady Gaga-s ka sjellë një sërë komentesh nga ndjekësit e saj. Ylli i muzikës pop ndau një fotografi ku shfaqej pa asnjë ‘make up’ në fytyrën e saj duke shijuar diellin.

“Po mendoj për botën dhe ju dërgoj dashuri. Lëviz në disa rrethe dhe reflektoj ndonjëherë për atë që dua të them. Dua t’ju them ju dua”, ka shkruar Lady krah postimit në ‘Instagram’.

Fansat e kanë komplimentuar menjëherë për thjeshtësinë e saj, njëherazi i kanë treguar se dhe ata e duan shumë.

Kujtojmë se prej disa kohësh Gaga nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor, ndonëse ndjekësit e saj janë në pritje.

Artikulli i mëparshëmPresident – Kryeministër, 3 – 0 ne Venecia
Artikulli i radhësSi rrallëherë Inis Gjoni i dedikon këto fjalë Ingridit