Bugatti Spartacus është një automjet elektrik i dizajnuar për tu dukur si një “bishë” e vërtetë.
Sipas stilistit të saj, modeli “mishëron frymën e bishës e ndërthur atë me trashëgiminë e Bugattit”.
Në pjesën e përparme, grila tradicionale e Bugattit është e mbuluar për shkak se ajo tashmë është një makinë elektrike.
Parakolpi i skalitur ka dy hyrje vertikale anësore për ftohjen e frenave dhe një ndarës të integruar aerodinamik.