Shkon në 44 numri i viktimave nga COVID-19, ishte i intubuar, humb jetën 62-vjeçari nga Tirana

0

Shkon në 44 numri i viktimave nga COVID-19 në vend, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. “Një 62-vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv”, deklaroi Qirjako. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli i mëparshëmRegjistrohen 71 raste pozitive me COVID-19, MSH: Rritet numri i të shtruarve në spital
Artikulli i radhësKëngëtarja akuzon Taynën: Më mori të dashurin dhe më bllokoi të gjitha koncertet