Një sherr ka ndodhur mes shqiptarëve dhe afrikanëve të dënuar në burgun e Cassinos në Itali.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se sherri ka qenë i ashpër, aq sa autoritetet e burgut kanë ndërhyrë dhe disa prej personave të përfshirë në konflikt, janë dërguar në spital për kurim.
Policia ende nuk e ka të qartë plotësisht sesi ka degjeneruar sherri në burg, por ka një pistë për këtë.
Mediat italiane shkruajnë se zënkat mes të burgosurve kanë ardhur gjithmonë për shkak të kontrollit të trafikut brenda seksioneve të burgjeve.
Shqiptarët donin që të ishin “kapot” e burgut në prodhimin e pijeve alkoolike prej frutave, edhe pse ky ishte një “biznes”, thuajse ekskluziv i afrikanëve.