Will Smith në një rrëfim ndryshe për jetën e tij personale. Ndër të tjera, ai foli për frikën për t’u bërë baba, jo sepse nuk donte fëmijë, por sepse fëmijëria e tij ka qenë e mbushur me dhunën e babait.
“Jam rritur në një familje ku dhuna ishte pjesë e jetës. Nga ajo dhunë kam plagë të jashtme, por edhe plagë të brendshme. Unë gjithashtu pashë që babai im rrihte nënën time. Këto janë ngjarje që të lëndojnë emocionalisht ”-ka thënë aktori i përlotur.
“Por përpos të gjithave unë e kam dashur familjen time. Unë nuk do të kisha qenë kurrë si babai im i dhunshëm. Unë kam qenë një fëmijë i sjellshëm dhe i qetë pavarësisht nga ajo që më ndodhte në shtëpi. Kur babai im zemërohej shndërrohej në personin më të tmerrshëm në botë. Por sot nuk ndiej asnjë lloj mërie ndaj tij”- tha aktori hollivudian.