Një krim shumë i rëndë në familje, ta tronditur të shtunën, qytetin Pratteln të Kantonit Baselland, në Zvicër. Një 56-vjeçar nga Kosova ka vrarë nusen 24-vjeçare të djalit të tij.
Ai jetonte në një banesë me djalin 27-vjeçar, nusen e djalit dhe nipin 4-vjeçar. Më pas familja e re ishte zhvendosur në një banesë afër prindërve, ndërsa gjyshja vazhdonte të kujdesej për nipin.
Është e paqartë se përse ai e ka vrarë nusen e re. Ndërsa dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur gjatë një përleshje pasi 56-vjeçari kishte plagë në dorë.
Nuk përjashtohet mundësia që konflikti të jetë thelluar pasi djali i autorit kishte planifikuar pak kohë më parë divorcin dhe kishte marrë një avokat fshehtazi.