Albana Vokshi publikon fotot: Zyrat Vendore të Arsimit, vatra të mundshme përhapje të COVID19! Pse Prokuroria nuk vepron?

0
107372469 10158636955829429 6382556053134034719 O

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka denoncuar përmes fotove në facebook radhët në zyrat vendore të Arsimit.

“Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.” -shkruan Vokshi në posimin e saj.

Postimi i plotë:
Zyrat Vendore të Arsimit – vatra të mundshme përhapje të COVID19!!
Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë.
Prindër të detyruar të presin me orë në rradhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.
Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.
Ndryshimet në Kodi Penal dënojnë me burg cdokënd që me qëllim apo nga pakujdesia përhap COVID19.
Pse Prokuroria nuk vepron??

Artikulli i mëparshëmLufta e arinjve në lindje të Rusisë thyen kamerat e studiuesve
Artikulli i radhës“Hakmarrja amerikane”, Pompeo paralajmëron mbylljen e Tik-tok-ut