Billie Eilish mund të shkonte në terapi prej fiksimit me Justin Bieber

0
Billie Eilish mund të shkonte në terapi prej fiksimit me Justin Bieber

Billie Eillish, mund të jetë vërtetë admiruesja më e madhe e Justin Bieber-it! Në një emision radiofonik nga Apple Music, të quajtur “Me & Dad radio”, Maggie, mamaja e Billie-t zbulon se ajo dhe bashkëshorti ishin dikur të shqetësuar për dashurinë e madhe që këngëtarja kishte ndaj Justin.

Në fakt, ajo thotë për dëgjuesit se po konsideronte seriozisht dërgimin e së bijës në terapi për fiksimin e saj me Justin dhe këngët e tij, ndër të cilat e preferuara e Billie-t është “As long as you love me”. Maggie kujton Billie-n duke qarë teksa shkonin në studion e kërcimit, shoqëruar me këngët e Justin përgjatë gjithë rrugës. 

“Unë kam konsideruar të të çoj në terapi, për mënyrën se si ti vuaje kaq shumë për Justin Bieber. Ishte kaq intensive, po të shkaktonte shumë dhimbje!”.

Kjo deklaratë tronditi dhe Billie-n, e cila tha: “Vërtet?! Kjo është e turpshme”.

Billie Eilish është një nga këngëtaret dhe tekstshkrueset më të suksesshme të gjeneratës së saj, e cila mori gjithë vëmendjen në 2015-ën pas daljes së këngës “Ocean eyes”. Kënga u shkruajt nga vëllai i saj, i cili gjithashtu merret me muzikë.

Ajo ka thyer qindra rekorde kudo në botë me muzikën e saj. Sot, numëron 5 çmime Grammy, 2 “American Music Awards”, 3 “MTV Music Awards”, 1 “Brit Award” dhe  ka thyer 2 rekorde Guiness. Billie Eilish është një 18 vjeçare, edhe më e suksesshme se Bieber në moshën e tij, por këngëtarja pranon se e adhuron Justin Bieber edhe tani. Mesa duket, ca fiksime, nuk harrohen lehtë. 

Artikulli i mëparshëmPerime të pjekura me kos e hudhra – shije dhe shëndet i përsosur
Artikulli i radhës8 zakone njerëzish të suksesshëm