Çmenduria e tifozit të Bajernit, rrezikon jetën për të parë ndeshjen e kontrollit

0

Qëndirmi larg stadiumeve duket se po detyron tifozët që të bëjnë gjëra të rrezikshme që të rikuperojnë mungesën e ndjekjeve drejtpërdrejt të sfidave. Ndaj gjithnjë e më shumë po shtohen veprimet e rrezikshme të tifozëve të cilët po mundohen të ndjekin qoftë edhe ndeshjet brenda grupit të skuadrave të ndryshme, me Bajern Mynih që është kthyer në një shënjestër të preferuar këto ditë në Gjermani meqë po vazhdon përgatitjet duke menduar për Ligën e Kampioneve.

Skuadra bavareze sot në mëngjes zhvilloi ndeshje kontrolli brenda grupit me ekipin U19, me tre pjesë loje nga 20 minuta. Askush nuk duhej të shikonte këtë ndeshje ndaj u zhvillua në një fushë stërvitore tjetër, jo në qendrën e Bajernit, që ka pasur në të kaluarën probleme me tifozët që grumbulloheshin pranë mureve rrethuese.

Por gjithsesi ata nuk arritën t’i shpëtonin një tifozi i cili ndoqi ndeshjen nga një pozicion shumë i rrezikshëm. Ai kishte hipur në majë të një gardhi rreth 6 metra të lartë në një fushë sportive aty ngjitur dhe arriti të shihte atë që po ndodhte në miqësoren e Bajern Mynih. Bavarezët u alarmuan sepse ai po rrezikonte seriozisht jetën dhe i kërkuan të zbriste po ai refuzoi, ashtu siç bëri edhe kur mirëmbajtësit e terrenit sportiv ku gjendej e urdhëruan të bënte të njëjtën gjë.

Atëherë u njoiftua policia dhe dy pjesëtarë të forcave të rendit vrapuan që arrestonin atë, por nuk arritën ta kapnin pasi ai u arratis me shpejtësi. Ata ndaluan dy miq të tij që po e pritnin poshtë gardhit dhe të paktën zbuluan identitetin e tij, duke nisur procedim penal.

Artikulli i mëparshëm“Copë m***, kjo është një çmenduri”, presidenti i Lacios shpërthen keq ndaj trajnerit
Artikulli i radhësReceta e përsosur e patëllxhanëve të pjekur me djathë