Coca-Cola deklaroi se do të nisë të shesë nga viti i ardhshëm një pije të re, ku do të jenë bashkë Coca-Cola dhe kafja.
Pija do të vijë në tre shije të ndryshme, kafe e zezë, me vanilje dhe karamel, në kanoçe 33 cl, ku do të ketë 69 miligram kafeinë. Një kanoçe me Coca-Cola origjinale, që është momentalisht në treg, ka 34 miligramë kafeinë, ndërsa në atë dietike ka 46 miligramë.
Në një periudhë ku shijet e konsumatorëve po ndryshojnë në SHBA, kompania tha se po sjell këtë produkt të ri, për shkak se edhe njerëzit janë më të hapur të pinë përzierje pijesh, siç është rasti i çajit me lëngje frutash.
Vitin e kaluar, edhe rivali i Coca-Cola, Pepsi, hodhi në treg pijen Pepsi Cafe, por ajo qëndroi nëpër dyqane për një kohë të kufizuar.