Një ngjarje makabër ka ndodhur në SHBA, ku Howard Jansen ka rrahur për vdekje vajzën e tij 3 vjeçare Olivia Ann Jansen. Babai i cili mbante tatuazh në ballë dhe emrin e vajzës, varrosi trupin e saj në pyll dhe më pas e shpalli të vdekur në polici.
Policia filloi hetimet, ndërsa pasi e gjetën vajzën e pajetë vunë re se ajo kishte plagë të shumta në këmbë e fytyrë, ndërsa nga koka i rridhte ende gjak. Autoritetet arrestuan babain e vajzës duke e akuzuar për vrasje, ndërsa të dashurën e tij e arrestuan nën akuzën e dhunës psikologjike ndaj të miturve.