FOTOT: I mbuluar nga gjaku, u hodh në det pas shpërthimit. Gjendet i gjallë pas 30 orësh punëtori i Portit në Bejrut

0

Një burrë që u hodh në det në momentin kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm në Bejrut, është gjetur u gjallë pas 30 orësh.

Punëtori i Portit të Bejrutit, Amin al-Zahed, fotografia e të cilit ishte postuar në një faqe në Instagram kushtuar gjetjes së banorëve të zhdukur, u gjet në detin Mesdhe, 30 orë pas shpërthimit që tronditi qytetin dje.

Një imazh i postuar në mediat sociale tregon një anëtar të ekipit të shpëtimi në kuvertën e një anijeje, i cili mban një burrë të mbuluar me gjak, i cili thuhet se është al-Zahed.

Lexo edhe: VIDEO/ Shpërthimi në Bejrut, priftit i shembet kupola gjatë meshës

Punëtori i portit u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Rafic Hariri në Bejrut.

Artikulli i mëparshëmGreqia “dritë jeshile” për punëtorët sezonalë: Leja e qëndrimit shtyhet me 90 ditë. Përfitojnë edhe shqiptarët
Artikulli i radhësBasha: Punësimi mbetet prioriteti im kryesor, do e sjellim ekonominë në shinat e zhvillimit