Greqia “dritë jeshile” për punëtorët sezonalë: Leja e qëndrimit shtyhet me 90 ditë. Përfitojnë edhe shqiptarët

0
This image has an empty alt attribute; its file name is pune-sezonale-300x173.jpeg

Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi publikon qarkoren me shtyrjen e lejeve të qëndrimit për punë sezonale në Greqi.

Nga ky vendim përfitojnë edhe mijëra punëtorë nga Shqipëria që e zgjedhin vendin fqinj për punë sezonale.

Në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit për përballimin e situatës së shkaktuar nga covid-19, bazuar në kuadrin ligjor lehtësues për rimëkëmbjen e ekonomisë të Aktit Normativ botuar në fletoren zyrtare në datën 01-05-2020 me nr A 90, kanë vendosur shtyrjen 90-ditore të lejeve të qëndrimit për punëtorët në bujqësi që kanë hyrë në vend me këtë udhëzim, konkretisht për mbledhjen e frutave dhe ullinjve.

Për të përfituar shtyrjen e lejes sezonale të qëndrimit, të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë në organet kopetente të zonës ku ndodhen, shoqëruar nga një deklaratë e punëdhënësit, për vazhdim të kontratës së punësimit.

Artikulli i mëparshëmBleu shqiptaren tek bashkëatdhetarët e tij për vetëm 500 euro, arrestohet 35-vjeçari në Itali
Artikulli i radhësFOTOT: I mbuluar nga gjaku, u hodh në det pas shpërthimit. Gjendet i gjallë pas 30 orësh punëtori i Portit në Bejrut