Qëndroi 27 vjet në burg/ Shpallet i pafajshëm, i dënuari për një krim që nuk e kishte kryer

0

Në Kinë, një burrë arriti të fitonte pafajësinë dhe të lirohej nga burgu pasi qëndroi 27 vjet prapa hekurave, për një krim që nuk e kishte bërë kurrë.

Në vitin 1993, Zhang Yuhuan pohon se ishte detyruar të pranonte vrasjen e dy djemve të rinj, pasi ishte torturuar nga policia.

Ai tashmë konsiderohet si i dënuari padrejtësisht që ka qëndruar më të gjatë në një burg në Kinë.

Prokurorët që rihapën çështjen thanë se rrëfimi i tij kishte mospërputhje me rrethanat si kishte ndodhur krimi.

Ai u la i lirë pasi  Gjykata e Lartë zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme.

Vëzhguesit për të drejtat e njeriut bëjnë me dije se Kina po tregohet e gatshme për të ndrequr dënimet e gabuara, por vetëm ato kriminale dhe jo politike. 

Image
Artikulli i mëparshëmVëllezërit pranojnë vrasjen e taksistin në Fushë Prezë: Na ngacmonte të afërmen, i kërkuam të hiqte dorë, por…
Artikulli i radhësCoca-Cola dhe kafe, bashkë në një pije