Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë.
Dy vëllezërit kanë deklaruar në polici se janë përpjekur të zgjidhnin konfliktin me Budllën, duke folur me të.
Vëllezërit kanë pohuar se kanë pasur një konflikt fizik me të moshuarin pak kohë më parë, ku i kanë kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja e tyre, por sipas tyre, ai kishte vazhduar veprimmet e pahijshme dhe kjo i ka detyruar të ndërmarrin aktin ekstrem.