Merre flakë në ecje autobusi në Paskuqan. Sipas infomacioneve të para nuk ka pasur dëmtime në njerëz si pasojë e kësaj ngjarje.
Policia është në vendngjarje. Dyshohet për një defekt teknik që ka shkaktuar flakët.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00, në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobus me drejtues shtetasin E.J.
Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.