
Një turist u shtri afër skulpturës “Paolina Borghese Bonaparte si Venus Victrix” që daton vitet 1805 – 1808 në një muze të Italisë.
Ideja ishte të bënte një fotografi të veçantë në muzeun Gypsotheca Antonio Canova, por në momentin që largohet, ai theu një pjesë të skulpturës, rregulloi dëmin dhe u largua me qetësi nga dhoma.
Policia tha se ishin thyer gishtat e këmbës së skulpturës. Muzeu dhe policia thanë se ai ishte një person nga Austria, pjesë e një grupi turistësh që vizituan muzeun.
