IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 196 raste me Covid-19 dhe janë shëruar 134 persona.
IKSHPK njofton se 475 mostra sa janë testuar 196 nga to kanë rezultuar pozitiv.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.
Ndërkohë numri total i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në gjithsejtë 300.
Vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 16 persona.
“Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njofitm.
Në të dhënat e publikuara dje numri total i vekjeve ka qenë 284.