Zyrtare: Roma bëhet me pronar të ri

0
Zyrtare: Roma bëhet me pronar të ri

AS Roma është bërë me pronar të rinj.

Presidenti aktual, James Pallota ka vendosur ta shesë Romën te miliarderi amerikan Dan Friedkin.

“AS Roma mund të konfirmojë se është arritur marrëveshje mes aksionarëve të Romës dhe një gurpi Friedkin në lidhje me shitjen e klubit”, thuhet në njoftim e klubit.

Kontrata zyrtare është nënshkruar të mërkurën mbrëma.

“Të gjithë ne në grupin Friedkin jemi të lumtur që kemi ndërmarrë hapat për t’u bërë pjesë e këtij qyteti dhe klubi. Ne mezi presim që të mbyllim sa më shpejt blerjen dhe të futemi në familjen AS Roma”, ka deklaruar Dan Friedkin, kryetar dhe drejtor në grupin Friedkin.

Sipas mediave taliane Friedkin e ka blerë Romën për shifrën e 591 milionë eurove.

Artikulli i mëparshëmMijëra vdekje nga koronavirusi do hiqen nga bilanci total
Artikulli i radhësSi u nda Shqipëria në 4 rajone/ Ligji kaloi pa zhurmë në Kuvend