Kjo nuk ishte dëgjuar më parë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka shtuar një pistoletë të re të quajtur “Udav” në arsenalin e saj. E veçanta e kësaj pistolete është se çan dhe antiplumbin.
Prodhimi serial i pistoletës Udav ka nisur, bëri me dije media ruse Sputnik, pas deklaratës së drejtorit të Institutit Qëndror të Inxhinierisë Mekanike, Albert Bakov. Sipas tyre pistoleta është testuar nga ushtria, dhe janë dhënë disa udhëzime shtesë për perfeksionimin e saj.
“Puna për projektin Udav, që filloi në vitin 2014, ka kaluar në fazën e prodhimit serial. Ushtria ka provuar pistoletën dhe dha disa rekomandime për fabrikën. Ne morëm një porosi për prodhimin e parë serial,” tha Bakov.
Ai është i bindur se falë karakteristikave dhe dizajnit, Udav do t’i interesojë jo vetëm ushtrisë ruse, por edhe për të apasionuarit pas armëve në Rusi dhe jashtë. Por nuk dihet ende se cilat janë qëllimet e fshehta të Rusisë në prodhimin e një arme të tillë.