Foshnja lindi e pajetë, nëna e mori me justifikimin për …

0

Dalin detaje të reja në lidhje me foshnjën e pajetë të gjetur sot në mesditë në një kosh plehrash në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë.

Sipas të dhënave, foshnja ka lindur gjatë ditës se djeshme i pajetë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’.

Burime thanë se foshnja ka lindur 7 muajsh, ndërsa nëna e të porsalindurit me origjinë nga Tepelena, e ka marrë me pretendimin se do ti bënte ritet mortore.

Dyshohet se në pamundësi ekonomike për ti bërë këto rite mortore, ajo e ka hedhur foshnjën e pajetë në koshat e plehrave.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi si dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H. M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmXhamat shoshë nga 14 plumbat e automatikut, del fotoja makinës në të cilën ndodhej Gledis Kraja në momentin e ekzekutimit
Artikulli i radhësPolicia del me njoftim zyrtar, zbardh detajet për vrasjen tragjike në Shkodër dhe arrestimin e autorit. Shihni armën e pazakontë të krimit të modifikuar (Foto)