Brendet kryesore të bankave në Shqipëri po largohen. Në vendin tonë kanë operuar prej vitesh shumë banka me emër ndërkombëtar, por një pjesë e madhe e tyre po largohen nga dita në ditë. Një ndër bankat me emër është edhe “Societe Generale Albania”, bankë franceze tepër e njohur në Europë. Kjo bankë u ble në vitin 2018 nga “OTP Bank”, e cila ka hyrë rishtazi në tregun shqiptar. Ndërkohë, kohët e fundit, sipas burimeve jo zyrtare po negociohet në prapaskenë edhe për blerjen e “Raiffeisen Bank”. Në këto kushte bëhen dy brende kryesore që do të largohen nga Shqipëria, një franceze dhe një austriake, të cilat po blihen të dyja nga banka hungareze OTP. Po kush është “OTP Bank”? Sipas të dhënave të bëra publike kjo bankë është themeluar që prej vitit 1949, e cila përfshin një pjesë të madhe të industrisë së bankave në Hungari, ndërkohë sëfundmi ka filluar të shtrijë degët e saj në Europë. Çka evidentohet se më së shumti është se operon në vendet e Europës Lindore, së fundmi edhe në Shqipëri. Tani po blen dhe dy brendet më kryesore në Shqipëri, ato të lartpërmendura, të cilët po largohen në një periudhë shumë të shkurtër nga vendi ynë. Por jo vetëm kaq. Nga të njëjtat burime mësohet se para se t’i kalojë aksionet e saj “OTP”, “ Raiffeisen” pritet të blejë një tjetër bankë. Konkretisht së shpejti “Union Bank” pritet t’i shitet “Raiffesisenit”. Në këto kushte “OTP Bank” me blerjen e “Raiffesien” do të përfitojë dy brende të rëndësishme njëherësh. Kur vetëm nga “Societe Generale” ka fituar shumë terren, e cila po e përfshin shumë atë në tregun e bankave në Shqipëri. “Societe Generale” kishte një total aktivesh prej 81.4 miliardë lekësh në fund të vitit 2017, ose 5.6% e totalit të aktiveve në sistem, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. “OTP Bank” ka shprehur dhe më parë interes për Shqipërinë, kur konkurroi që të blinte Bankën e Kursimeve në fund të vitit 2003, që pas një gare të ashpër u mor në momentin e fundit nga austriakët e “Raiffeisen”.
Largimi i “Raiffeisen” i paralajmëruar
Largimi i këtij brendi kryesorë si Raiffeisen nga Shqipëri dhe blerja e tij nga “OTP Bank”, duket se është paralajmëruar që prej një viti më parë. Vetë Dr. Sandor Csanyi, kryetar dhe drejtor i përgjithshëm i OTP Bank ka thënë në një deklaratë publike se pas marrjes së plotë të aksioneve të “Societe Generale Albania”, OTP ka kërkuar të blejë “Raiffiesen”, por kjo gjë nuk është bërë e mundur pasi kjo e fundit ka kërkuar një shumë të vështirë për t’u përballuar nga banka hungareze. Kështu në atë kohë, ndikuar edhe nga kriza e financiare, OTP u mjaftua vetëm më “Societe Generale Albania Bank”. “OTB Bank është aksionari i vetëm 100 % i Bankës “Societe Generale Albania”. Kemi tentuar edhe më parë të hyjmë në tregun shqiptar, për të blerë “Raiffeisen Bank”. Por oferta e kërkuar nga Raiffeisen ishte shumë e lartë. Plus kësaj edhe kriza financiare e vitit 2008 na bëri që të stepemi për t’u futur në tregun shqiptar. Por pas dhjetëra vitesh, tashme tregu shqiptar ka një dinamikë të fortë zhvillimi dhe i përshtatet kushteve për investime kapitale”, deklaroi ai. Gjithsesi këmbëngulja e OTP për të marrë bankën austriake nuk mbaroi, duke qenë se fill pas një viti të asaj deklarate të dy brendet ndërkombëtare kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Duket se palët po bien dakord për një ofertë të pranueshme edhe për OTP, duke bërë që së shpejti “Raiffiesen” të largohet nga Shqipëria dhe aksionet e saj t’i kalojnë bankës hungareze. I njëjti proces ndodhi edhe me “Societe Generale”, në korrik nisën negociatat për një pjesë të aksioneve dhe në nëntor u firmos marrëveshja për shitjen e 100% të aksioneve. Sakaq që prej 2018, kur Societe Generale shiti aksionet e saj tek OTP në sistemin bankar në vend kanë filluar lëvizje të shumta. Brenda këtyre dy viteve Banka Amerikane e Shqipërisë (ABI) ka blerë Bankën Kombëtare të Greqisë (NBG Albania), një proces që është finalizuar tashmë. Një tjetër bankë me kapital grek, “Tirana Bank” ka përfunduar negociatat për shitje dhe ka disa banka pretendente.