Kapiteni Aubameyang nuk largohet, Arsenal “blindon” sulmuesin afrikan

0
Aubameyang: I'm Arsenal captain and I love this club - AS.com

Tashmë është zyrtare. Kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka rinovuar kontratën me “Topçinjtë” e Londrës. Kishte disa muaj që flitej se ai mund të largohej, por mesa duket sulmuesi do të vazhdojë të qëndrojë tek klubi londinez.

Ka qenë vetë klubi i Premier League që ka njoftuar rinovimin e kontratës dhe tashmë Aubameyang do të qëndrojë aty për të paktën dhe katër sezone. Kontrata e re do ta bëjë sulmuesin lojtarin më të paguar tek Arsenali, duke konfirmuar dhe një herë rolin e rëndësishëm që ai ka tek londinezët.

Që nga transferimi i tij tek anglezët, lojtari numëron 111 ndeshje në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar dhe 72 gola. Bomberi e filloi shumë mirë sezonin e ri, pasi shënoi një gol në fitoren 0-3 në transfertën e Fulhamit.

Artikulli i mëparshëmPesë arsyet pse Kylian Mbappe duhet të nënshkruajë për Real Madridin
Artikulli i radhës“Bale dëshiron të luajë te ky ekip”, agjenti i sulmuesit shuan çdo dilemë