“Nuk i kam thënë askujt që dua të largohem nga Bayerni. Çdo vit ndodh e njëjta gjë, emri im lidhet me klube të ndryshme. Nuk më intereson asgjë tjetër dhe nuk kam çfarë shtoj“, u shpreh Thiago Alcantara dhjetë ditë më parë.
Mesfushorit spanjoll i përfundon kontrata me kampionët e Evropës në fund të sezonit të ardhshëm dhe gjermanët do detyrohen ta shesin nëse nuk vjen rinovimi, pasi nuk mund ta humbasin 29-vjeçarin me parametra zero.
Liverpool dhe Manchester United janë në garë për Thiagon, me kampionët e Anglisë në “pole”. Mediat spanjolle raportojnë se lojtari do të kalojë në “Anfield” ditët e fundit të merkatos. Jurgen Klopp e do në skuadër dhe Liverpool po përgatit ofertën finale për klubin bavarez.