EMRI/ Vodhi bankën që drejtonte, arrestohet ish-drejtori

0
EMRI/ Vodhi bankën që drejtonte, arrestohet ish-drejtori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte dënuar me 18 muaj burg nën akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Bëhet fjalë për shtetasin Artan Nisllaj, më parë drejtor i një banke të nivelit të dytë në Gjirokastër.

Në vijim të punës  për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Artan Nisllaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”

Artikulli i mëparshëmGreqia dhe Egjipti nënshkruajnë marrëveshjen e re detare, pritet reagimi i Turqisë
Artikulli i radhësParalajmërimi i fortë i Bashës:“Sonte do të rrëzoj të gjitha shpifjet e ulëta të Ramës”