Ministrja Denaj infektohet me koronavirus: Jam karantinuar

0
Chair

Ministrja e Financave, Anila Denaj, është infektuar nga Covid-19. Pas testimit ajo është konfirmuar pozitive.

Ndërkohë sipas njoftimit të bërë nga vetë ministrja, ajo është karantinuar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve.

Mesazhi:

Të dashur miq,

Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.

Ju uroj shëndet të plotë!”

Artikulli i mëparshëmIsh-ministri Panariti largohet nga LSI për ‘një detyrë të rëndësishme’!
Artikulli i radhësU arrestua në Tiranë/ Ekstradohet drejt Italisë ‘xhaxhai’ i Ndraghetës