Nafta tregtohet e qëndrueshme. Prodhuesit në pritje për të rritur prodhimin duke filluar nga janari. Bursa për datën 12 Nëntor 2020

0
Climate change: Oil industry argues for maximum production levels - BBC News

Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa përgjatë kësaj jave ka fituar rreth 11% të vlerës për shkak të rritjes së shpresave se prodhuesit më të mëdhenj në botë nuk do të rrisin prodhimin me 2 milionë fuçi, duke filluar nga janari, ashtu sikurse ishte planifikuar. Nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 41.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 42 dollarë për fuçi. Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë uli sërish parashikimin për rritjen e kërkesës gjatë këtij viti dhe nuk pret që shpresat për të pasur një vaksinë të përmirësojnë kërkesën për naftë deri në viti 2021.

Në raportin e fundit të monitorimit, Agjencia parashikon se kërkesa do të zvogelohet me 8.8 milionë fuçi në ditë, gjatë këtij viti, që reflekton një rishikim në ulje me 400 mijë fuçi, krahasuar me vlerësimin e muajit të kaluar. Ndërsa, për vitin 2021, Agjencia me bazë në Paris parashikon se kërkesa për naftë do të rritet me 5.8 milionë fuçi në ditë, një rishikim në rritje me 300 mijë fuçi, krahasuar me raportin e mëparshëm. Parashikimi për një ngadalësim të kërkesës e rrit më shumë presionin ndaj OPEC+ për të mos rritur prodhimit me 2 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga janari. Në anën tjetër, kërkesa për naftë është nën presion për shkak të rritjes së infektimeve në Europë, në Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën Latine.

Bursa për datën 12 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA385.00– 9.25
DIESEL351.50 – 7.25
BRENT42.88 – 0.32

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmTV-të çensurojnë Ramën, më mirë vonë se kurrë
Artikulli i radhësTestet e shpejta vijnë në Shkurt 2021, vaksinat … me kismet