Teksa nuk na ndajnë shumë nga intervista që pritet të japë sot në emisionin “Real Story” në ‘News24’, lideri i demokratëve, Lulzim Basha paralajmëron se do të rrëzojë shpifjet e ulëta të kryeministrit Edi Rama.
Basha theksoi se do të flasë për çështjen e Kosovës, dhe debateve që janë shkaktuar këto ditët e fundit sa i takon hetimeve për UÇK-në.
“Sonte do të rrëzoj të gjitha shpifjet e ulëta të Ramës. Jo për veten time por për Kosovën! Më ndiqni sot live, ora 21:00, në “Real Story” News 24, me gazetarin Sokol Balla.”, shkruan Basha në Twitter.