Shtimi alarmant i vdekjeve/ Eksperti: Ka lidhje me virusin

0

Në mëngjes, eksperti Erion Dasho ngriti alarmin se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend mund të jetë shumë më i lartë se shifrat zyrtare.

Por më vonë, INSTAT deklaroi se janë afro 1300 vdekje më shumë në tremujorin e tretë sesa vitin e shkuar.

Sipas Dashos, kjo mund të ketë lidhje me koronavirusin.

“Në vijim të statusit të mëngjesit të sotëm, ku vlerësoja se numri i vdekjeve nga COVID në Shqipëri duhet të jetë shumë më i lartë se ai i raportuar, sapo është publikuar raporti i INSTAT mbi ndryshimet demografike në tremujorin e tretë të vitit 2020 (Korrik, Gusht, Shtator).

Sipas këtij raporti, tremujori shënon 1,288 vdekje më tepër se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndonëse nuk mund të thuhet me siguri, ka shumë të ngjarë që një pjesë e madhe e këtyre vdekjeve të shpjegohen me humbjet e jetëve nga COVID-19.

Për analogji, ministria e shëndetësisë ka raportuar vetëm 322 vdekje gjatë të njëjtës periudhë ose fiks 4 herë më pak se rritja e numrit të vdekjeve. Në statusin e mëngjesit, unë vlerësoja se numri i vdekjeve reale nga COVID vlerësohet në 2-3 herë më i lartë se numri i raportuar.

Në vijim pasqyra e botuar nga INSTAT sot,” shkruan ai.

Image
Artikulli i mëparshëmFOTOT/ U dogj poshtë urës së Lanës, mjekët panë skena të tmerrshme
Artikulli i radhësU infektua me COVID-19, Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos në terapi intensive, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore