Katër kombëtare europiane sot kanë mundësinë e artë për të siguruar një vend në Kampionatin Europian.
Tetë kombëtare evropiane do të vihen në aksion, në ndeshjet finale të Play Off të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e parë në orën 18:00 është ajo mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo finale vjen nga Liga D, pjesë e të cilës ka qenë edhe Kosova në sezonin e parë të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ në sfidën gjysmëfinale u mposht nga Maqedonia në muajin tetor. Tri ndeshjet e tjera që luhen në orën 20:45 janë
Hungari – Islandë
Irlandë e Veriut – Sllovaki
Serbi – Skoci