Ministria e Drejtësisë firmosi ekstradimin drejt Italisë të Bujar Sejdinit të njohur ndryshe me pseudonimin “Xhaxhai”.
Burime bëjnë me dije se ai është pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”.
Brenda datës 25 nëntor Bujar Sejdini do të niset drejt shtetit italian.
Ai u arrestua në Tiranë më 20 korrik të këtij viti.
Sejdini u arrestua gjatë një operacioni të shtrirë në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë. Gjashtë persona u arrestuan, mes tyre Bujar Sejdini dhe bashkëpuntori i tij Adrian Çekini, të dy nga Elbasani.
Sejdinaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali.