Bjellorusi/ Policia torturon artistin, ai gjen vdekjen në spital

0
Bjellorusi/ Policia torturon artistin, ai gjen vdekjen në spital

BE ka “dënuar me forcë” vdekjen e një artisti Bjellorus, i cili ndërroi jetë pasi u arrestua nga policia në kryeqytetin e Minsk.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka cituar raporte se burri u rrah nga oficerë policie pa uniforma zyrtare, një pretendim i mohuar nga autoritetet Bjelloruse.

Roman Bondarenko u ndalua nga policia të Mërkurën në një oborr të një ndërtese që është bërë një vend emblematik për demonstrimet e opozitës, sipas një deklarate nga Komiteti Bjellorus Hetimor.

Piktori 31-vjeçar u arrestua pas një përplasje midis banorëve lokalë që vendosnin shirita të kuq dhe të bardhë – ngjyrat e lëvizjes opozitare në Bjellorusi – dhe individëve që po i hiqnin ato, shtoi ai.

Komiteti tha se në kohën e arrestimit Bondarenko kishte “dëmtime fizike dhe shenja të dehjes nga alkooli”.

Ai më pas u dërgua në një stacion policie para se gjendja e tij të përkeqësohej dhe oficerët e zbatimit të ligjit thirrën një ambulancë.

Komiteti Hetimor tha se burri vdiq të nesërmen në spital, megjithë disa orë trajtim mjekësor.

Autoritetet po hetonin për të gjetur shkakun e saktë të vdekjes së artistit, shtoi ai.

Media Bjelloruse ka kundërshtuar pretendimin se Bodnarenko ishte i dehur ndërsa po trajtohej nga mjekët.

BE dënon vdekjen e piktorit

Bashkimi Evropian ka denoncuar vrasjen e Bondarenko dhe kërcënoi të marrë sanksione të mëtejshme kundër autorëve të shtypjes në Bjellorusi.

“Roman Bondarenko vdiq … sipas raporteve, nga brutaliteti i policëve,” njoftoi të premten një zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të BE Josep Borrell.

“Ky është një rezultat i egër dhe i turpshëm i veprimeve nga autoritetet Bjelloruse të cilët jo vetëm që kanë kryer drejtpërdrejt dhe me dhunë shtypjen e popullsisë së tyre, por gjithashtu kanë krijuar një mjedis ku veprime të tilla të paligjshme, të dhunshme mund të ndodhin”, shtuan ata.Zëdhënësi shtoi se Bjellorusia kishte injoruar të drejtat themelore të qytetarëve dhe nuk kishte marrë parasysh jetën e tyre, si dhe kishte dënuar me forcë dhunën kundër demonstruesve

Artikulli i mëparshëm‘E harruan Patën e Artë’/ Trump sulmon ashpër Fox News
Artikulli i radhësPacientes me Covid i publikojnë fotot n*do! Rrëfehet vajza