Miliarderi Elon Musk pretendon se ka bërë katër testime për koronavirusin brenda një dite. Sipas tij, në dy raste ka dalë pozitiv, në dy raste ka dalë negativ.
Ai tha se testimet i ka bërë me të njëjtën pajisje. Bëhet fjalë për disa testimet të shpejta nga kompania BD, që e nxjerrin rezultatin brenda 15 minutash.
“Një mashtrim i madh po ndodh,” tha Musk.
Ai u tha ndjekësve të tij në rrjetet sociale se ka simptoma të ftohjes. Musk i paralajmëroi ndjekësit për rezultatet kontradiktore: Nëse më ndodh mua, u ndodh edhe të tjerëve.
Kujtojmë se Musk pati sulmuar qeverinë amerikane për izolimin e marsit, duke e quajtur një budallallëk. Më vonë ai tha se fëmijët e tij janë imunë ndaj këtij virusi.
Ai e ka nënvlerësuar vazhdimisht koronavirusin e tij në një seri komunikimesh.