Komisioni për raportin e Dick Martyt, Meta: Turp i madh i kalit të Trojës

0
Komisioni për raportin e Dick Martyt, Meta: Turp i madh i kalit të Trojës

Si kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti Ilir Meta është pyetur gjatë konferencës për mediat në lidhje me akuzat që Rama dhe qeveria e tij kanë bërë ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, se gjoja ka hetuar UÇK-në.

E për këtë arsye, PS-ja kërkon që të ngrejë një komision Parlamentar për të hetuar raportin e Dick Martyt.

Në përgjigjen e tij, presidenti është shprehur se ky komision është një turp i madh i kalit të Trojës në parlament.

‘Parlamenti të ngrejë komision për këtë ligjin që thashë unë, ku 1 apo 2 oligarkë, bashkë me një drejtor partiak duan të vjedhin qytetarët. Nëse ka një parlament, nëse ka një bandë atëherë ta miratojnë.

Nëse ngrihet një komision për raportin e Dick Martyt, është një turp i madh i kalit të Trojës, pasi dihet se kush e sponsorizoi dhe kush e mbështeti krijimin e këtij raporti’, tha Meta gjatë fjalës së tij.

Artikulli i mëparshëmMeta: Basha meriton notën 10, opozita 5 hapa para qeverisë gjatë pandemisë
Artikulli i radhësElon Musk: Dola dy herë pozitiv dhe dy herë negativ brenda ditës