Kryeministri Hoti kërkon marrëveshje për Presidentin, ose zgjedhje të reja

0
Kryeministri Hoti kërkon marrëveshje për Presidentin, ose zgjedhje të reja

Kryeministri Avdullah Hoti ka komentuar sot zhvillimet politike në Kosovë që kanë ardhur pas thirrjes në Gjykatën Speciale, të Presidentit dhe ish-ushtarëve të tjerë të UÇK-së.

Në një konferencë për mediat Hoti, u shpreh se partitë në Kosovë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për Presidentin e ri ose vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

“Paritë duhet të ulen bashkë për zgjedhjen e presidentit të ri ose duhet të dakrodohen për zgjedhje. Gjithçka ka ndodhur vetëm para një jave.

Deri tani nuk ka konsultime të brendshme nëpër parti. Kemi dëgjuar deklarime publike por besoj se së shpejti do të ulen të gjitha partitë dhe do të flasin për të gjetur zgjidhje”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kosova ndërkohë po vijon të jetë e përfshirë nga kriza politike pas arrestimeve nga Gjykata Speciale dhe po diskutohet për zgjedhjen e Presidentit të ri./tvklan.al/

Artikulli i mëparshëmTestet e shpejta vijnë në Shkurt 2021, vaksinat … me kismet
Artikulli i radhësMeta: Basha meriton notën 10, opozita 5 hapa para qeverisë gjatë pandemisë