Monstra që vrau 13 femra, vdes në burg nga koronavirusi. Besonte se do shkonte në parajsë, si “Dëshmitar i Jehovait”

0

Peter Sutcliffe, vrasësi serial i njohur si Yorkshire Ripper , i cili terrorizoi Britaninë në vitet ’70, ka vdekur në spital, tha një zëdhënës i Shërbimit të Burgut.

Ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus (COVID-19) dhe gjithashtu kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.

Shkaku i tij i vdekjes do të hetohet nga mjeku ligjor.

Sutcliffe po vuante dënimin me burgim të përjetshëm, pasi u dënua për vrasjen e 13 grave në Anglinë veriore midis viteve 1975 dhe 1980.

Sutcliffe u dënua në vitin 1981.

“I burgosuri nga Frankland HMP Peter Coonan (i lindur Sutcliffe) vdiq në spital më 13 nëntor”, theksoi burgu në një deklaratë.

Ai ka refuzuar të marrë mjekime për koronavirusin.

Sutcliffe besonte se do të shkonte në parajsë, pasi prej disa vitesh ishte bërë besimtar i “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Marcella Claxton, një prej viktimave të tij, e cila u sulmua nga Sutcliffe me çekiç, duke i shkaktuar 50 të qepura, mirëpriti lajmin e sotëm.

Ajo i tha Daily Mail: “Jam e lumtur që ai është zhdukur. Kam menduar për atë që ai më bëri çdo ditë dhe megjithëse lajmi se ai ka vdekur më sjell ato kujtime të tmerrshme, të paktën tani unë mund të jem në gjendje të bëj një mbyllje të qetë të jetës.

Unë shpresoj se do të më sjellë pak paqe duke ditur se ai nuk është më me ne”.

Një burim i tha “The Sun”: “Asnjë lot nuk u derdh. Vdekja e tij ishte po aq e pamëshirshme sa jeta e ndyrë që kishte bërë”.

Në vitet 1970 dhe 1980, ai nisi të masakronte gratë.

Serinë e krimeve mendohet se e nisi pas një sherri me gruan.

Sutcliffe u njoh me Sonian kur punonte si varrmihës.

Një vit pasi ishte fejuar, vëllai i tij e pa Sonian teksa largohej me makinë me një biznesmen italian.

I tërbuar, Sutcliffe shkoi te një prostitutë.

Aty pati një sherr me të dhe prej asaj dite nisi një urrejtje për prostitutat, që do kthehej në një seri vrasjesh.

Më pak se një vit pas martesës, ai mori një çekiç dhe nisi serinë e sulmeve ndaj femrave.

Viktima e tij e parë ishte Wilma McCann, një prostitutë 28-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve.

Kur hetuesit iu afruan shumë, ai u rrëfye me qetësi: “Po, unë jam Kasapi i Yorkshire. Unë i vrava ato gra”.

Ai nisi më pas një rrëfim të detajuar dhe kërkoi që Sonia të vinte pranë tij, në mënyrë që t’i tregonte personalisht se ai ishte vrasësi seria.

Por për habi, Sonia Sutcliffe qëndroi në krah të bashkëshortit edhe pasi u zbulua se ishte një nga vrasësit më të tmerrshëm në historinë e Britanisë.

Mësuesja, e cila qëndroi martuar me të për 20 vite, nuk foli kurrë për mediat në lidhje me burrin që vrau të paktën 13 gra. Sonia jeton akoma në shtëpinë që ndante me të shoqin, teksa ai vriste viktimat e tij.

Sipas Daily Mail, ajo vazhdonte ta vizitonte të shoqin edhe kur ai ishte në burg, edhe më pas kur u transferua në një spital psikiatrik për shkak të skizofrenisë.

Çifti u divorcua në vitin 1994 pas 20 vitesh martesë. Në vitin 1997 ajo u martua me një parukier. Pavarësisht se ishte martuar, ajo vazhdonte ta vizitonte Sutcliffe në burg.

Artikulli i mëparshëmFOTOT/ Ushtarake, presidente, modele: Ndryshimi i pabesueshëm i ish-presidentes së parë shqiptare
Artikulli i radhësFOTOT: Miku miliarder i Vladimir Putin, në telashe me ish-gruan 30 vjet më të re