Rritja e rasteve të personave të infektuar me koronavirus ka tejmbushur spitalet në Greqi.
Që nga pasditja e ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 27 persona. Ndërkohë që janë 3,316 raste të reja të koronavirusit në vend, nga të cilat 828 në Selanik dhe 756 në Atikë, 310 pacientë të intubuar në ICU dhe 50 vdekje në një periudhë 24 orëshe dhe 959 në total në vend.
Ndërkohë që në Greqi pritet të mbyllen edhe shkollat fillore. Mediat greke raportojnë se vendimi pritet të bëhet i ditur gjatë ditës së sotme. Si pasojë e rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, gjithnjë e më shumë zona po hyjnë në “zonën e kuqe”.
Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se mbyllja do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës.