Kreu i ndërmarrjes shtetërore të naftës PDVSA të Venezuelës, Asdrubal Chavez dhe nënkryetari dhe ministri i ekonomisë së Venezuelës Delcy Rodriguez vizituan Rusinë sot për të “thelluar aleancat strategjike”, njoftoi Reuters, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga ministria e informacionit të Venezuelës.
Interfax i Rusisë njoftoi se delegacioni Venezuelian do të takohet me sipërmarrësit rusë gjatë vizitës së tyre.
Rusia, së bashku me Kinën, janë të vetmit aleatët që i kanë ngelur qeverisë së Karakasit.
Gjigandi shtetëror i energjisë Rosneft kishte një ndërmarrje të përbashkët me PDVSA për vite të tëra përpara se ajo të detyrohej të dilte dhe të largohej nga vendi pasi Shtetet e Bashkuara ndëshkuan dy nga filialet e saj me sanksione të lidhura me Venezuelën.
Megjithatë Rusia nuk u largua nga Venezuela. Menjëherë pasi Rosneft njoftoi tërheqjen e saj, Moska krijoi një kompani të re shtetërore të quajtur Roszarubezhneft, e cila mori pasuritë në Venezuelë të Rosneft.
Sipas Reuters, Venezuela po përpiqet të sigurojë marrëveshje të reja të naftës me aleatin e saj sipas një ligji të ri të miratuar së fundmi nga Asambleja e saj Kombëtare.
I quajtur “Ligji Kushtetues Anti-Bllokadë për Zhvillimin Kombëtar dhe Garantimin e të Drejtave të Njeriut”, legjislacioni u njoftua fillimisht nga Presidenti Nicolas Maduro dhe më pas u miratua nga Asambleja Kombëtare, ku qeveria ka kontroll të plotë.
Ligji synon të kundërshtojë efektet e sanksioneve të SHBA në ekonominë e Venezuelës duke ofruar mënyra të reja për investitorët e huaj për të marrë pjesë në ekonomi dhe gjithashtu duke i dhënë më shumë kompetenca qeverisë.
Sipas kritikëve, ligji i ri do të kërcënonte sovranitetin e Venezuelës duke ftuar më shumë kapital privat dhe duke hapur mundësi për privatizim në sektorët strategjikë ekonomikë.
Megjithatë qeveria duket se është e uritur për investime të huaja dhe, sipas Rodriguez, ligji i ri do të mbrojë këto investime. Gjatë një konference shtypi pas miratimit të ligjit, ministri i ekonomisë tha se qeveria ishte gati të paraqiste “një shportë me projekte” për investitorët e mundshëm në sektorë duke përfshirë naftën dhe gazin, minierat, bujqësinë dhe turizmin.
“Gjëja e parë që bëri ky ligj ishte të deklarojë të paligjshme çdo lloj mase shtrënguese të njëanshme, kufizuese ose ndëshkuese kundër Venezuelës. Ne nuk i njohim ata, ato nuk ekzistojnë në territorin tonë,” tha Rodriguez.
Bursa për datën 13 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 372.25 | – 12.75 |
DIESEL | 343.25 | – 8.25 |
BRENT | 41.79 | – 1.09 |
©aktualitet.al