Bënte kërdinë në Tiranë/ Gjykata lë në burg mashtruesen Elvira Lani

0
Policia arreston gruan nga Gjirokastra që mashtronte për shuma të mëdha  financiare - PUBLIK.live

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg, Elvira Lamin, gruan 42-vjeçare e cila u arrestua pasi mashtronte shitësit e dyqaneve në Tiranë duke blerë produkte pa paguar me pretendimin se ishte punonjëse policie dhe funksionare në institucione të ndryshme. Ajo është shprehur para gjykatës se nuk e dinte se përse ishte atje duke mohuar akuzën ndaj saj.

Prokurori i çështjes, Julian Zonja ka kërkuar caktimin e masës arrest me burg të saj. Sipas konstatimit të prokurorit, ajo ka mashtruar një biznesmen, duke krijuar besimin tek ai dhe marrë bizhuteri deri në vlerën 150.000 lekë duke u justifikuar se kishte një problem me bankën.

“Në drejtorinë vendore të policisë Tiranë është paraqitur S.J., i cili ka kallëzuar shtetasen Elvira Lami, duke pretenduar se ajo me anë3 të mashtrimit i ka përvetësuar 100.000 lekë. Shtetasi punon prej katër viteve në biznesin e tij familjar argjendari e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Shtetasja Elvira Lami ka marrë bizhuteri floriri tek dyqani i tij duke mos bërë pagesën. Në muajin maj të vitit 2020 shtetësja Elvira lami ka ardhur tek dyqani e shoqëruar me një shtetas dhe shtetase tjetër ku është prezantuar si punonjëse e policisë së shtetit dhe si kliente e mëparëshme e dyqanit ekzistues. Po atë ditë ajo ka bërë porosi disa bizhuteri dhe i ka thënë që do t’i merrte në një kohë të dytë. Në fillim të muajt korrik ajo ka shkuar e pashoqëruar dhe përveç porosive që kushtonin 400.000 ajo mori edhe bizhuteri të tjera duke shkuar e gjitha në total në 150.000. Aji i ka thënë që pagesën do ta sillte në momentin që do të zgjidhte problemin në bankë.. Duke krijuar një farë besimi tek Elvira ai i ka thënë që ta sillte pagesën kur të zgjidhte problemin e bankës”, shkruhet në konstatimin e prokurorit.

Ajo u arrestua në flagrancë para dy ditësh pas denoncimeve të disa pronarëve të dyqaneve se gruaja u merrte produkte me mashtrim duke thënë se do i paguante në një moment të dytë. 42-vjeçarja kishte edhe pasaportë false diplomatike, distinktiv dhe dokumente të tjera institucionesh.

Lani u prezantohej shitësve në dyqane të ndryshëm, herë si punonjëse policie e herë si bashkëshortja e një zyrtari të lartë në Policinë e Shtetit. Nëpërmjet këtyre mashtrimeve, gruaja 42 vjeçare ka mobiluar pjesërisht banesën, si dhe ka përfituar sende e bizhuteri në vlera të mëdha parash.

Tre ditë më parë, Lani u arrestua nga efektivë të sektorit të krimit ekonomik e financiar në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, ku iu sekuestrua edhe një radio si të policisë.

Artikulli i mëparshëmBllokimi i llogarive/ Tabaku: Edhe në ditët e fundit ushtrojnë dhunë e presion mbi bizneset
Artikulli i radhësTriller si në filma/ Si u ekzekutua numri dy i Al Kaedas