Partia Demokratike e ka dënuar ashpër, urdhrin e bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesit në rastet kur tatimet nuk do të paguhen vullnetarisht.
Jorida Tabaku nga selia e PD tha sot se qeveria në ikje edhe në ditët e saj të fundit mendon veç si të ushtrojë presion mbi bizneset me vendime antikushtetuese.
“84% e bizneseve raportojnë se preken nga kriza, – shkroi Tabaku në Twitter, – kurse Qeveria merr vendime antikushtetuese t’i bllokojë llogaritë jo vetëm pronarit të biznesit”.