Triller si në filma/ Si u ekzekutua numri dy i Al Kaedas

0
Israeli agents killed al-Qaeda's No. 2 on Iran street, at behest of US: NY  Times | The Times of Israel

Numri dy i Al Kaedas është ekzekutuar në rrugët e Iranit. Ai ishte me vajzën e tij, kur u vra nga agjentët izraelitë.

Abdullah Ahmed Abdullah u vra 22 vite pasi organizoi sulmet në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, ku u vranë 224 persona dhe u plagosën mijëra.

Ai fshihej pas emrit Abu Muhammad al-Masri.

Sipas NY Times, ai u vra nga agjentët izraelitë më 7 gusht. Mendohet se porosia për vrasjen e tij është dhënë nga zyrtarët amerikanë.

Deri të premten, akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht vdekja e tij dhe emri qëndron në listën e FBI si terroristi më i kërkuar. Për kokën e tij është vendosur një shumë prej 10 milionë dollarësh.

Akoma nuk dihet roli i amerikanëve në këtë vrasje, por mendohet se ata kanë gjurmuar lëvizjet e tij në Iran prej vitesh.

Gazeta amerikane shkruan se vdekja e tij kishte mbetur sekret deri më tani.

Madje Irani ndryshoi identitetet e tyre kur krimi u raportua në media. Sipas medieve, viktimat ishin Habib Daoud, një profesor historie nga Libani dhe vajza e tij 27-vjeçare.

Gazeta amerikane shkruan se ky emër është një sajim i Iranit, që nuk mund të pranojë se një lider i Al Kaedas fshihej në vendin e tyre.

Sipas burimeve, 58-vjeçari ishte me një makinë Renault të bardhë kur u ndalua nga dy persona të armatosur, të cilët qëlluan pesë herë me një pistoletë me silenciator.

Katër plumba depërtuan brenda në mjet, duke e vrarë atë dhe të bijën Miriam, e cila është vejusha e djalit të Osaman bin Laden, Hamza bin Laden.

Asnjë vend nuk ka marrë përgjegjësi për vrasjen dhe Al Kaeda nuk e ka shpallur akoma vdekjen e tij.

Terroristi ishte dënuar në SHBA për sulmet mbi ambasada. Ai mendohet se ka urdhëruar edhe sulmin në Mombasa të Kenias, ku u vranë 13 kenianë dhe 3 turistë izraelitë.

Artikulli i mëparshëmBënte kërdinë në Tiranë/ Gjykata lë në burg mashtruesen Elvira Lani
Artikulli i radhësPandemia/ Shpërthen gazetari: Edhe njerëzit e Zotit po ikin nga ky vend