Drejtuesi i fushatës së PS, Ervin Bushati nën hetim, SPAK regjistron padinë e PD për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentesh

0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK regjistron padinë e Partisë Demokratike për kryetarin e PS, Ervin Bushati.

Ky i fundit mësohet të jetë vënë nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdekarimin e pasurisë.

PD kërkoi transparencë një javë më parë përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati.

Ai është paditur nga PD për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Në përgjigje të kësaj kërkese, SPAK ka njoftuar Partinë Demokratike se në datën 12.03.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 93/2020 për veprat penale fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Procedimi penal është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu. PD e ka depozituar kallëzimin që në tetor 2018 dhe çështja u kalua nga Prokuroria e Tiranës tek SPAK, pas krijimit të kësaj prokurorie. Bëhet fjalë për mosdekalrimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

Konkretisht, rezulton se ai nuk ka deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë:
Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 25.07.2014.
Një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.
Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.
Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë, e regjistruar më 17.07.2014.
Një garazh me sipërfaqe 42 m2, në Sarandë.

foto galeri
foto galeri
Artikulli i mëparshëmManastirliu: Gati për hapjen e spitalit COVID4, ja skenarët për përfshirjen e spitaleve rajonale
Artikulli i radhësNdihma për ekonominë, Basha: Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë