Manastirliu: Gati për hapjen e spitalit COVID4, ja skenarët për përfshirjen e spitaleve rajonale

0
50600561156 4083007ced K

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një komunikim me publikun ka deklaruar se shërbimi i urgjencës kombëtare është në gatishmëri të plotë 24/7 dhe vetëm në ditën e fundit numri i thirrjeve ka arritur në rreth 3 mijë thirrje në ditë.

“Jemi në mometet ku thirrjet arrijnë deri në 3000, vetëm ditën e djeshme në numrin unik 127 janë pritur 2996 thirrje, sepse mos harrojmë që urgjenca po punon me kapacitet të plotë pret thirrje dhe jep shërbim edhe përtej COVID19, 1269 thirrje janë vetëm për COVID19. Rreth 300 thirrje janë për kryerjen e tamponit. Shkohet në banesët dhe asistohet, monitorohet dhe vlerësohet nëse është rast për t’u derguar në spital ose jo. Gjithashtu 0800 40 40 jep informacion mbi mjekun ne familjes dhe nepërmjet saj mund të lidhen me mjekun e familjes”, tha Manastirliu.

Teksa Manastirliu theksoi se spitali COVID4 është gati dhe do të hapet pas plotësimit të kapaciteteve të 3 strukturave të dedikuara COVID dhe më tej do të vijohet me hapjen sipas 3 skenarëve të spitaleve rajonale, të cilët janë parapërgatitur për trajtimin e pacientëve me COVID19 duke e cuar kapacitetin ne mbi 1600 shtretër për trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi.

Artikulli i mëparshëmShoqërimi në polici i Kastriot Islamit, reagon Presidenti Meta: Hakmarrje politike! Akt i turpshëm dhe provokativ
Artikulli i radhësDrejtuesi i fushatës së PS, Ervin Bushati nën hetim, SPAK regjistron padinë e PD për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentesh