Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni nëse iu ndizet llamba e karburantit?

0

Kujt nuk i ka ndodhur që ndërsa udhëton me makinë t’i ndizet drita e kuqe e karburantit. Edhe pse nuk ka një standard sa i përket karburantit të mbetur në sebator kur drita ndizet, në përgjithësi mund të bëhen rreth 60 kilometra.

Por nëse gjendeni pa një ide se sa duhet për të arritur deri në stacionin tjetër, çfarë duhet të bëni?

Ka disa veprime që duhet të kryeni që të kurseni karburantin e mbetur në serbatorin e automjetit tuaj.

Gjeni pikën më të afërt të karburantit

Navigatori i automjetit tuaj ose telefoni celular mund t’u vijë në ndihmë. Ajo që duhet është që të bëni një përllogaritje të shpejtë nëse ju leverdis që të të vazhdon të ecni para apo më mirë të bëni një devijim për në pikën më të afërt.

Ngadalësoni shpejtësinë

Automjetet kanë një konsum më të ulët karburanti kur ecin më ngadalë, për shembull 50 kilometra në orë. Ama duhet të keni parasysh sigurinë e trafikut. Nëse jeni në një autostradë nuk mund të udhëtoni me këtë shpejtësi. Por gjithsesi koncepti është ky: Mos i jepni gaz makinës që të shpejtoni për të arritur te pika më e afërt e karburantit

Fikni kondicionerin

Duke fikur kondicionerin reduktohet ngarkesa e motorit dhe kursehet karburanti. Po ashtu, duhet të fikni dhe aksesorët e tjerë si kasetofonin apo pajisjet e tjera që konsumojnë shumë energji  si p.sh telefonin që e keni në karikim. Kursimi i karburantit mund të jetë i vogël por prapë në këto raste emergjence, e bën diferencën.

Mbyllni dritaret

Mbajtja e dritareve mbyllur shërben për të reduktuar rezistencën e automjetit ndaj erës.

Sa më pak aerodinamike të jetë makina, aq më i madh është konsumi i karburantit.

Zgjidhni rrugët me zbritje

Nëse mund të zgjidhni mes dy ose më shumë varianteve për të arritur në pikën më të afërt të karburantit zgjidhni atë që ka zbritje. Automjetet konsumojnë më pak karburant  në zbritje sesa në ngjitje.

Dhe mbi të gjitha, mos bëni gabimin që të nxirrni makinën nga marshi apo të fikni motorin në kur jeni në zbritje pasi në këtë mënyrë humbisni kontrollin e saj.

Artikulli i mëparshëmLukaku gjen çfarë e pengon Eriksen tek Inter: “Mëso italishten”
Artikulli i radhësKundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve