Një burrë brazilian i pastrehë është ribashkuar me familjen e tij pasi një qendër estetike për meshkuj i dha atij një ndryshim në pamje dhe e postoi rezultatin në rrjetet sociale.
Rastësisht Joao Coelho Guimaraes, 45 vjeç u ndodh pranë një qendre estetike ku pronari dhe punonjësit i ofruan ta pastrojnë dhe ta veshin me rroba të reja, ndryshim te cilin ata vendosën ta postonin në rrjet.
Imazhet u bënë virale, ku prej të cilave familja e Guimaraes e tronditur nga ajo që panë filluan ta kërkonin atë.
Lobo (biznesmeni i qendrës estetike) tha se familja e Guimaraes mendonte se ai kishte vdekur sepse kishin humbur kontaktet më të për më shumë se një dekadë.
“Ata sapo panë foton më kontaktuan mua për ta gjetur atë ”, tha biznesmeni i qëndrës estetike.